Basha nga Fieri: Rama eja në debat televiziv

Shqipëria

Basha nga Fieri: Rama eja në debat televiziv

Më: 28 maj 2017 Në ora: 20:21
Lulzim Basha

“E ftoj nga Fieri që të bëjmë një debat televiziv, eja në debat bëj bilacnin tënd, unë bilancin tim. Eja në debat dhe qytetarët të vendosin me votën e tyre”. Kjo është ftesa e lëshuar nga Basha në adresë të kryesocialistit Edi Rama. Duke theksuar se ftesën mund ta nis edhe me letër në nuk e dëgjon nga Fieri.

pasdite, në ora 19:00, kryedemokrati mori pjesë në hapjen e fushatës elektorale në qytetin e Fierit. Në këtë takim është hapur nga kryerepublikani Fatmir Mediu, ndërsa ka folur dhe kongresmen amerikan nga radhët e republikanëve. “Republika e Re” është motoja e kësaj fushate të demokratëve.

“Shqiptarët 100 ditë më parë u bashkuan për t’i thënë ndal politikës ku frutet i korrin vetëm një grusht politikanësh. U bashkuan për ti thënë ndal grabitjes së Fierit, dhe sot jemi me një mesazh: Shqiptar merrni Fierin në dorë, merrni Shqipërinë në dorë, më 25 qershor për Republikën e re! Për Republikën tuaj”, tha Basha në fjalimin e tij.

Më tej ai theksoi se “politikanët e papërgjegjshëm me Edi Ramën në krye shkatërruan besimin e popullit. Në fushatë do të ketë batuta që i ka në qejf Edi Rama e fishekzjarre, e kanë një qëllim që të heqin vëmendjen nga çështjes kryesore: A kemi më shumë vende pune sot? A kemi tarifa më të ulëta? Shëndetësi më të ulëta? A kemi pensione më të ulëta?. E pra këto janë çështjet që shqitparët duhet të vendosin me votë më 25 qershor”.

Më tej ai theksoi se “Rama e sheh politikën si shah dhe i përdor shqiptarët si gurë shahu. Ai merret me gjithçka tjetër, veç me dhënien llogari nuk merret. Merret me ekipin tim, e shan sepse është ekip i mirë, por refuzon ti thotë shqiptarëve se pse nuk hapi 300 mijë vende pune

Partia Demokratike ka nisur fushatën elektorale në qytetin e Fierit aty ku ndodhet edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Duke folur nga podiumi lideri i Partisë Demokratike mes të tjerave tregon se si ky pushtet gjatë katër viteve të fundit ka rrënuar shqiptarët.

Qeveria aktuale sipas tij ka shkatërruar ekonominë e shqiptare, Basha u bën thirrje qytetarëve të Fierit të votojnë Partitë Demokratike në zgjedhjet e qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat