Basha: Asgjë nuk e ndal opozitën e bashkuar

Shqipëria

Basha: Asgjë nuk e ndal opozitën e bashkuar

Më: 28 maj 2017 Në ora: 16:48
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh sot në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme për intoksikimin, duke deklaruar se është detyrë e shtetit të gjejë dhe vendosë para përgjegjësisë autorët.

Në një prononcim për mediat, Basha tha se kam folur me shumë prej të prekurve, fatmirësisht efektet janë anësore dhe të përkohshme, jo serioze dhe të gjithë janë të vendosur. “Të gjithë e dimë që kjo nuk ishte një tullumbace. Ndërsa presim zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, kushdo qofshin ata, po bëjmë edhe analizën tonë. Kjo nuk ishte tullumbace” tha ai.

Pyetjes se për çfarë dyshoni, Basha iu përgjigj se “Kjo nuk ishte tullumbace. Por, unë mund t’ju them se është detyra e autoriteteve shtetërore të vendosin para përgjegjësisë autorët, kushdo qofshin. Nëse nuk ndodh, kjo është një tjetër provë e gjunjëzimit total të shtetit. Ne do të bëjmë analizën tonë. Ne nuk do të ndalim. Unë do të vazhdoj fushatën sonte në orën 19:00, në mitingun hapës në qytetin e Fierit. Asgjë nuk do të më ndalë mua dhe opozitën e bashkuar drejt fitores!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat