Rama në Elbasan: Më ndihmoni për të vazhduar reformat, Basha s’bëri asgjë

Shqipëria

Rama në Elbasan: Më ndihmoni për të vazhduar reformat, Basha s’bëri asgjë

Më: 28 maj 2017 Në ora: 13:53
Edi Rama

Gjatë takimeve elektorale në Elbasan dhe në Peqin, kryeministri Edi Rama kërkoi votën për Partinë Socialiste në mënyrë që kjo e fundit të qeverisë e vetme dhe të mbajë timonin e reformave kryesore në vend. Rama tha se qeveria e tij do të luftojë për punësimin dhe ekonominë, njësoj siç luftoi për vettingun dhe drejtësinë.

Rama: Çdo kush që dëshiron të shikojë më shumë punë, më shumë shtet, më shumë mirëqenie, duhet të na ndihmojë që timonin e reformave dhe të qeverisjes ta mbajmë pa mbajtur forca të tjera në prehër. Kjo është një luftë për të marrë një fuqi më të madhe që mbi themelet të fillojmë të ndërtojmë shtëpinë e përbashkët të shqiptarëve; shtetin modern evropian. Siç luftuam së bashku për Vettingun, do të luftojmë së bashku dhe do të fitojmë për ekonominë dhe mirëqenien. Asgjë nuk është e pamundur.  

Rama bëri dhe një koment për listën e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, ku ironizoi me deputetin Luçiano Boçi. Kryeministri tha se kreu i demokratëve Lulzim Basha nuk bëri asgjë për Tiranën edhe pse ishte 4 vjet kryebashkiak.

Rama: Çdo demokrati të arsyeshëm në Elbasan i them që shihni një cikë listën të lutem. Përveç Luçiano Pavarorit që e njihni të gjithë të tjerët kush janë? Imagjinoni për një moment t’ia besosh Lulit shpinë siç i besuan tiranasit 4 vjet, Sahati i Tiranës 3 metra nga zyra nuk punonte. E kanë treguar çerek shekulli. Vetëm shtet nuk bëjnë ata.

Kryeministri tha se Partia Socialiste e kishte të thjeshtëtë shkonte e vetme në zgjedhje dhe të merrte mbi 100 deputetë por ofroi marrëveshje me demokratët sepse kërkon t’i japë shqiptarëve një shtet dinjitoz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat