KQZ miraton listën e kandidatëve të PD

Shqipëria

KQZ miraton listën e kandidatëve të PD

Më: 28 maj 2017 Në ora: 13:10
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit.

Mbledhja e KQZ që u zhvillua sot, ishte parashikuar të mbahej dje pasdite, por u shty për shkak të disa parregullsive në lista.

KQZ ka miratuar edhe kandidatin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, që do të zhvillohen gjithashtu më 25 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat