Basha: Kjo është hera e fundit që listat e kandidatëve i nxjerr kryetari

Shqipëria

Basha: Kjo është hera e fundit që listat e kandidatëve i nxjerr kryetari

Më: 27 maj 2017 Në ora: 21:11
Basha

Në fjalën e tij përpara mbështetësve të partisë demokratike në hapjen zyrtare të fushatës, kreu demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se kjo është hera e fundit që listat e kandidatëve vendosen nga kryetari. Pasi e ka cilësuar disa herë të vështirë vendimin e tij në përzgjedhjen e emrave, Basha ka folur për ndryshime në procedurat e ardhshme, që sipas tij do të bëjnë te mundur që vetë populli të jetë përzgjedhës i emrave për kandidatë, duke lene te kuptoje qe kjo do te ndodhe nen qeverisjen e tij.

Demokratet kane dorezuar mbreme ne KQZ listat me kandidatet per zgjedhjet e 25 Qershorit, ne nje proces qe zgjati deri pas mesnate dhe ka patur shume diskutime, sepse  ka lene jashte shume nga emrat e dikurshem te deputeteve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat