Basha e la jashtë listave, reagon deputetja demokrate: Beteja ime…

Shqipëria

Basha e la jashtë listave, reagon deputetja demokrate: Beteja ime…

Më: 27 maj 2017 Në ora: 08:25
Arbiola Halimi

Mes emrave të deputetëve të cilët kryedemokrati Lulzim Basha i la jashtë listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit dhe për Kuvendin e ri është edhe demokratja Arbiola Halimi.

Deputetja ka reaguar fill pas shpalljes zyrtare të listave të PD-, pas një zgjedhje që Basha e quajti të vështirë.

Me anë të një statusi në profilin e saj në FB, ajo shprehet krenare për betejën që ka bërë dhe shton se “beteja ime për një Shqipëri të lirë vazhdon”.

“Falenderoj gjithe mbeshtetesit e mi. Beteja ime per nje Shqiperi te Lire vazhdon. Jam krenare per betejen qe kam bere. E drejte dhe me dinjitet. Ju falenderoj te gjitheve!”- shkruan ajo. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat