Duka arrin marrëveshjen me Bashën, tre deputetë të PAA në listat e PD

Shqipëria

Duka arrin marrëveshjen me Bashën, tre deputetë të PAA në listat e PD

Më: 26 maj 2017 Në ora: 21:11
Duka dhe Basha

Partia Demokratike arrin marrëveshje me Partinë Agrare Ambjentaliste.

Burime për Ora News bëjnë me dije se Basha ka rënë dakord me Dukën për të futur në lista të sigurta të PD-së tre deputetë të PAA në Tiranë, Durrës dhe Fier.

Po sipas burimeve PD ka arritur marrëveshje dhe me PR e Mediut. 

Ndërkohë PD pritet të publikojë dhe listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit.

PD do të mbledhë mbrëmjen e sotme Kryesinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat