Berisha: Ramën e bllokuan në hyrjen e selisë së NATO-s për veshje të papërshtatshme

Shqipëria

Berisha: Ramën e bllokuan në hyrjen e selisë së NATO-s për veshje të papërshtatshme

Më: 26 maj 2017 Në ora: 12:17
Edi Rama dhe Frederica Mogherini

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha shkruan se kryeministrin aktual Edi Ramën nuk e kanë lejuar të futet në derën e selisë së NATO-s, për shkak të veshjes së papërshtatshme.

Duke iu referuar “qytetarit dixhital” Berisha shprehet se Rama është bllokuar për një kohë të shkurtër për verifikim dokumentesh për shkak të veshjes së dyshimtë.

Postimi i Berishës:

Rama bllokohet në hyrje të Selisë së NATOs për veshjen e tij qesharake për një kryeministër!

Qytetari dixhial informon:
Rama bllokohet në hyrjen e Selisë së Natos nga rojet e sigurisë për shkak të veshjes së tij si karagjoz! sb

“Zoti Berisha përshëndetje sapo me njoftoj një bashkatdhetar i imi, i cili më tregon se ka ndodh një incident me zotin Rama, duke parë paraqitjen e jashtme të tij për një kohë të shkurtër është blloku deri në verifikim të dokumenteve, në fillim me atë paraqitjen e tij ka dhënë dyshime se ky person çfarë kërkon në selinë e NATO-s, është dukur sikur është dikush sikur s’ka të bëj fare me këtë eveniment, është detyruar të prezantoj dokumentet edhe kartat e evinementit, plus insistimi i shoqëruesve që të bohet e mundur hyrja, por protokolli e detyroj ramën të kthehet në hotel dhe të vishej si zyrtar, kurse unë ju përgjigja atij djalit që punon në sekuritas se këta zhele ka një javë që o mban veshë, zoti berisha mundesh me e publiku këtë lajm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat