Doni një vizë amerikane, Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm: Nuk ju nevojitet më...

Shqipëria

Doni një vizë amerikane, Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm: Nuk ju nevojitet më...

Më: 25 maj 2017 Në ora: 14:32
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë bën me dije se për të gjithë personat që kërkojnë të aplikojnë për vizë turistike nuk është më e nevojshme garancia.

Ambasada bën me dije se gjithçka duhet në intervistë është pasaporta dhe fleta e konfirmimit.

Po planifikoni pushimet në SHBA?

Po aplikoni për vizë?

Ju nuk keni nevojë të paraqitni një garanci në intervistën tuaj për vizë turistike! Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka na nevojitet në intervistën tuaj.

Kini parasysh që vendimet nuk bazohen tek dokumentet; bazuar në intervistën tuaj, oficeri konsullor do të vendosë nëse ju kualifikoheni për vizën.

Si zakonisht, do t’u përgjigjem me kënaqësi pyetjeve tuaja mbi vizat sot dhe gjatë javës!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat