Gjenden dy shqiptarë të vdekur në Itali

Shqipëria

Gjenden dy shqiptarë të vdekur në Itali

Më: 25 maj 2017 Në ora: 08:46
Fabiol Kycyku 19 vjeç

Dy të rinj shqiptarë janë gjetur të vdekur në një gurore të braktisur në komunën Acquasanta në provincën e La Spezia.

Policia italiane ka zbuluar trupat e pa jetë të dy shqiptarëve gjatë natës së shkuar dhe njëri prej tyre është identifikuar. 

Ai quhet Fabiol Kycyku 19 vjeç të cilin familjarët kanë denoncuar zhdukjen e tij të dielën e shkuar. Identiteti i shqiptarit të dytë ende nuk është konfirmuar nga autoritetet italiane.

Hetimet e para të mjekut ligjor kanë verifikuar se dy të rinjtë kanë humbur jetën rreth 3 ditë më parë në mënyrë aksidentale duke rënë nga një lartësi prej 40 metrash nga rruga bregetare që çon në territorin turistik “Cinque terre”-

Në trupat e tyre nuk janë gjetur shenja dhune ose plagë të shkaktuara nga armë zjarri apo armë të ftohta.

Mbi këtë ngjarje policia italiane ka nisur një proces hetimor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat