Darka e Mogherinit me kryeministrat e Ballkanit, Rama niset për Bruksel

Shqipëria

Darka e Mogherinit me kryeministrat e Ballkanit, Rama niset për Bruksel

Më: 24 maj 2017 Në ora: 14:52
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nisur për në Bruksel, pasi është ftuar nga përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në një darkë joformale me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Të pranishëm do të jenë edhe kryeministrat e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës dhe Bosnjes.

Ndërkohë Maja Kocijancic, zëdhënësja e Mogherinit, ka deklaruar se tema e bisedës në këtë darkë do të jetë situata në rajon.

“Kjo darkë, gjithashtu do të jetë vazhdimi i  vizitës së përfaqësues së lartë Mogerini në rajon në mars, të këtij vitit”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat