Basha kandidat në Elbasan?! Balla: T'i sjellim kolltukun që flinte gjumë në bashki

Shqipëria

Basha kandidat në Elbasan?! Balla: T'i sjellim kolltukun që flinte gjumë në bashki

Më: 24 maj 2017 Në ora: 11:20
Drejtuesi Politik i PS-së në Elbasan Taulant Balla

Drejtuesi Politik i PS-së në Elbasan Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas zërave se kreu i PD Lulzim Basha do të jetë drejtuesi politik i PD në këtë qark.

"Kam dëgjuar që Basha do të vijë kandidat në Elbasan. Ka qenë edhe herë tjetër. Të thotë çfarë bëri bëri për Elbasanin, të thotë që bëri një dyqan kokoshkash.

Po erdhi ai në Elbasan unë do t'i kërkoj Erion Veliajt të sjellë atë kolltukun e gjumit edhe ta vendosim në qendër të Elbasanit që ta shikojë edhe Elbasani kolltukun e Lulit edhe ta mari vesh se çfarë deputeti mund të jetë ai.

Të dashur miq kemi nisur disa punë të rëndësishme për të bërë. 62 milionë euro ka marë Elbasani investime në 2013-2017. Ndërsa 2005-2013 si qytet si bashki Elbasani ka marrë 6 herë më pak.

Tani nuk kemi kohë për të humbur, duhet të vazhdojmë rrugën që kemi nisur."

Balla gjithashtu nuk la pa përmendur edhe votimin e një dite më parë të Vettingut në Parlament.

"Reforma në Drejtësi, pavarësisht votimit të Vettingut që ishte një fitore e madhe për Shqipërinë për PS, për Edi Ramën dhe për ju duhet të vazhdojë. Ata edhe pse votuan dje, me zor e shtypnin butonin, sepse nuk ju bente dora ta votonin", tha Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat