Sqarimi i Spahos: Ja e vërteta e deklaratës time në Elbasan

Shqipëria

Sqarimi i Spahos: Ja e vërteta e deklaratës time në Elbasan

Më: 23 maj 2017 Në ora: 22:34
Edmond Spaho

Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka përgënjeshtruar lajmet që janë publikuar në media lidhur me një deklaratë të tijën në Elbasan.

“Po qarkullon një lajm sipas te cilit ne aktivin e PD ne Elbasan une paskam thene se LSI dhe PDIU do jene partite e vetme opozitare pas zgjedhjeve te 25 Qershorit. Teresisht e pa vertete.

Ajo qe kam thene eshte qe LSI dhe PDIU do jene parti ne opozite dhe PD do fitoje dhe do te qeverise me aleatet e saj”,- sqaron Spaho.

“Ndaj te gjithe mbeshtetesit tane te dhunuar e mashtruar keto vite nga partite e pazarit te vjeter jane te lire tashme te rikthehen ne shtepine e tyre Partine Demokratike, partine qe do te fitoje zgjedhjet me koalicionin e saj opozitar dhe bashkimin per Republiken e Re. Natyrisht e para qe do dale ne opozite do jete PS dhe Edi Rama”,- shkruan ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat