“Demokratët të votojnë PS, shërohen ashtu si Luli!” PD i kthen përgjigje Edi Ramës

Shqipëria

“Demokratët të votojnë PS, shërohen ashtu si Luli!” PD i kthen përgjigje Edi Ramës

Më: 22 maj 2017 Në ora: 23:17
Partia Demokratike

Këtë pasdite nga Sauku i Vjetër, Kryeministri Edi Rama i ka bërë një thirrje demokratëve të zonës, duke u sugjeruar që të votojnë PS-në në 25 qershor, në mënyrë që edhe ata të “shërohen” si Lulzim Basha.

Por Partia Demokratike, përmes një komunikimi zyrtar ka reaguar në lidhje me deklaratat e Kryeministrit.

PD shkruan në njoftimin e saj se Rama është zënë nën rrënojat e Republikës së Vjetër dhe se qytetarët e kanë braktisur, e me ta, edhe socialistët.

“I zënë nën rrënojat e republikës së vjetër që u rrëzua nga bashkimi më i madh i qytetarëve që ka njohur vendi, Edi Rama lëshon thirrjet e fundit të një kryeministri në ikje, sic bëri dhe sot në Sauk.

Në të vërtetë, kjo është gjendja e një njeriu të braktisur jo vetëm nga qytetarët, por dhe nga socialistët.

Sepse, edhe socialistët e ndershëm, ata që nuk ishin asnjë ditë në këto 4 vite në skemën e trafiqeve, korrupsionit, te tenderave e koncesioneve, janë bashkuar me Republikën e Re.

Republika e Re është realitet tashmë, me 25 qershor ajo vjen në fuqi. Një republikë e qytetarëve me qytetarët për qytetarët.”- shkruhet në reagimin zyrtar të PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat