11 emrat e PD për vettingun, Basha mbledh edhe minstrat teknikë

Shqipëria

11 emrat e PD për vettingun, Basha mbledh edhe minstrat teknikë

Më: 22 maj 2017 Në ora: 16:00
Partia Demokratike

Partia Demokratike i ka gati 11 emrat e personave që do të jenë pjesë e komisioneve të vettingut, procesit më të rëndësishëm të reformës në drejtësi që ka të bëjë me pastërtinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptare.

Më poshtë emrat e propozuar:

Oerd Bylykbashi

Fatmir Mediu

Dhurata Çupi

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Jorida Tabaku

Eduart Halili

Flamur Noka

Helidon Bushati

Luçiano Boçi

Albana Vokshi

Image

Gjatë ditës së sotme, lideri demokrat Basha mblodhi grupin parlamentar në selinë blu ku mes të tjerash u diskutua edhe për fushatën elektorale.

Fill pas mbledhjes së grupi, Basha ka takuar sot ministrat teknikë që PD ka propozuar për tu bërë pjesë e qeverisë Rama për të garantuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Emërimet e gjashtë ministrave që morën dakordësinë e kryeministrit Rama sipas marrëveshjes politike të 18 majit, u dekretuan sot nga presidenti Nishani dhe do të hidhen në votim në seancën e jashtëzakonshme parlamentare në orën 18:00.

EMRAT

Zv/kryeministër Ledina Mandia (iken Niko Peleshi) 

Minister i Brendshem Dritan Demiraj (iken Fatmir Xhafaj) 

Minister i Financave Helga Vukaj (iken Arben Ahmetaj) 

Minister Drejtësie Gazmend Bardhi (iken Petrit Vasili) 

Minister i Arsimit dhe Sportit Mirela Karabino (iken Lindita Nikolla) 

Minister i Shëndetësisë Arben Beqiri (iken Ogerta Manastirliu) 

Minister i Mirëqenies Sociale Xhuljeta Kërtusha (iken Olta Xhacka).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat