Pas takimit mes Ramës dhe Bashës, vendosen emrat e qeverisë teknike. Ja kush janë

Shqipëria

Pas takimit mes Ramës dhe Bashës, vendosen emrat e qeverisë teknike. Ja kush janë

Më: 21 maj 2017 Në ora: 19:55
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha

(E plotësuar) - Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha zhvilluan një takim në Pallatin e Kongreseve, për të vendosur për personat të cilët do të zënë poste të rëndësishme në qeverinë teknike. Këto emra do të miratohen nesër në Kuvend në orën 18.00.

Emrat e ministrave të qeverisë teknike:

Erinda Ballanca, avokate e Popullit.

Dritan Demiraj, ministër i Brendshëm

Ledina Mandia, zëvendëskryeministre teknike

Gazmend Bardhi, ministër i Drejtësisë

Arben Beqiri, ministër i Shëndetësisë

Xhuljeta Kërtusha, ministre e Mirëqenies Sociale

Helda Vukaj, ministre e Financave

Klemend Zguri, kryetar i KQZ

Mirela Karabino, ministre e Arsimit dhe e Sportit

Ministrat teknik, nis takimi Rama- Basha në Pallatin e Kongreseve

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, kanë nisur një takim në Pallatin e Kongreseve.

Burime të Shkeullit bëjnë me dije se takimi që është duke u zhvilluar mes kreu të qeverisë, Edi Rama dhe kryedemokratit Basha, ka të bëjë me emërimin e ministrave teknik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat