Erion Veliaj nevrikoset keq: Bëje prapë nesër dhe e sheh zgupthi...!

Shqipëria

Erion Veliaj nevrikoset keq: Bëje prapë nesër dhe e sheh zgupthi...!

Më: 21 maj 2017 Në ora: 18:15
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka postuar në rrjetin e tij social një rast që rëndom e shohim çdo ditë në kryeqytet.

Shumë qytetarë të papërgjegjshëm parkojnë “sipër” vijave të bardha, duke vështirësuar qarkullimin e qytetarëve

Por mesa duket Veliaj është inatosur keq, pasi ka postuar një foto të një qytetari që është gjobitur për shkak të mënyrës së gabuar të parkimit të makinës së tij.

Madje Veliaj e ka paralajmëruar se nëse do të ndodhte sërish, do ta ngrinte “zgupthi” makinën

"Ta gëzosh super makinën.Ta gëzosh dhe gjobën maksimale meqë ke parkuar aty ku kalojnë nënat e fëmijët. Bëje prapë nesër dhe e sheh zgupthi Benzin", shkruan kryebashkiaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat