Kryemadhi sulmon marrëveshjen Rama-Basha mbi karrocë: U bë për interesa të ngushta

Shqipëria

Kryemadhi sulmon marrëveshjen Rama-Basha mbi karrocë: U bë për interesa të ngushta

Më: 20 maj 2017 Në ora: 14:04
Monika Kryemadhi

Numri dy i LSI Monika Kryemadhi, nëpërmjet një statusi në facebook, ka sulmuar marrëveshjen mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Ajo e quan shtrëngimin e duarve të “politikës së madhe”, në funksion të  interesave  të ngushta për familjet e tyre dhe miqve politik dhe jo të njerëzve të thjeshtë të punës.

Kryemadhi e  ka ironizuar  marrëveshjen Rama-Basha, teksa ajo ka hedhur njëkohësisht një fotografi ku shihet mbi një karrocë me kalë, me një punëtor, në zonën ku ajo po kandidon për deputete në qarkun e Elbasanit. Ajo shkruan se sa në shumë kohë kalon me njerëzit e thjeshtë, aq më shumë e kupton kotësinë e politikës.

Statusi i plotë i Monika Kryemadhit

Rrallë kam parë dhe takuar njerëz kaq punëtorë, që rraskapiten gjithë ditën në punë dhe prapë janë të qeshur si xha Bimi.
Sa më shumë kohë kalon me hallet dhe problemet e tij, aq më tepër e kupton kotësinë e politikës së madhe, të asaj që na shpenzon kohën dhe na shteron energjitë me gjëra pa vlerë. 
Sepse përqafimi i këtyre njerëzve që sakrifikojnë çdo ditë për familjet e tyre është më i madh dhe eklipson çdo shtrëngim duarsh mes politikaneve që në thelb kanë interesat e ngushta të vetes, familjes apo miqve te tyre politikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat