Ngrihet komisioni i posaçëm për dhënien e statusit punonjësit të naftës e gazit

Shqipëria

Ngrihet komisioni i posaçëm për dhënien e statusit punonjësit të naftës e gazit

Më: 19 maj 2017 Në ora: 13:14
Ilustrim

Ligji për statusin e punonjësve në sektorin e naftës e gazit i ka hapur rrugë krijimit të Komisionit të posaçëm për pajisjen me dëshmi zyrtare identifikuese për punonjësit e industrisë së naftës dhe të gazit. Ky komision do të ngrihet pranë ministrisë së Energjisë dhe do të ketë në përbërje 5 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për industrinë e naftës dhe të gazit, 1 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për çështjet sociale dhe 1 përfaqësues nga Ministria e Financave. Kryetari i Komisionit është një nga përfaqësuesit e ministrisë përgjegjëse për industrinë e naftës dhe të gazit.

Çdo muaj, komisioni do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesat e aplikantëve.

Të drejtën për marrjen e statusit të punonjësit të industrisë së naftës dhe gazit e kanë naftëtarët dhe ish-naftëtarët që plotësojnë kushtet në përputhje me ligjin nr. 8/2017, “Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit”. Aplikuesi duhet të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për industrinë e naftës dhe gazit, pranë Komisionit të ngritur për këtë qëllim, dokumentacionet perkatese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat