Monika Kryemadhi: Motorët janë ndezur, LSI forcë e parë

Shqipëria

Monika Kryemadhi: Motorët janë ndezur, LSI forcë e parë

Më: 19 maj 2017 Në ora: 10:25
Zv. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Pas paktit Rama – Basha duket se të gjitha forcat politike janë futur në një garë të fortë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Zv. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shkruan se sot Shqipëria është më e qetë dhe se loja po bëhet më e bukur, duke ravijëzuar LSI-në si forcë e parë me legjitimitetin e zgjedhjeve.

Mirëmëngjes miq!

Sot Shqipëria është më e qetë!

Tashmë loja do bëhet më e bukur sepse të gjithë lojtarët janë në fushë. Legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë, e cila iu jep shansin shqiptarëve për më shumë punë, më shumë arsim, më shumë mirëqënie. Motorët janë ndezur! Ne nuk ndalemi më në rrugën tonë për t'iu dhënë shansin të gjithë shqiptarëve e jo vetëm një grushti të vogël.

Ditmari do një Shqipëri më të begatë!

Nje Shans Per Te Gjithe 

Nje Shans Per Shqiperine

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat