Vasili: Marrëveshja nuk është sipas paketës “McAllister”, Rama ndryshoi paktin

Shqipëria

Vasili: Marrëveshja nuk është sipas paketës “McAllister”, Rama ndryshoi paktin

Më: 18 maj 2017 Në ora: 23:16
Kreu i LSI, Petrit Vasili

Kreu i LSI, Petrit Vasili tha se marrëveshja e arritur mes kryedemokratit Basha dhe kryeministrit Rama nuk është sipas paketës “McAllister”, por me ndryshime të mëdha.

 I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Vasili u shpreh se paketa McAllister është prishur, pasi Edi Rama ka bërë një Big Mac.

“Edi Rama kërkoi takim kokë më kokë me Bashën, dhe ne që ishim në tavolinë ishim dakord, me propozimin e ndërkombëtareve. Kjo situatë nuk ka lidhje me 2008, pasi sot ka ndodhur ose është ndërtuar një menu, por jo një Republikë e Re, as kushtetuese apo zgjedhore. Edi Rama nuk ka thënë që do ndryshojmë 6 ministra , por ka thënë do vete kështu siç jam në 18 qershor. Paketa McAllister është prishur, pasi Edi Rama ka bërë një Big MaC”- tha Vasili.

Ndër të tjera kreu i LSI u shpreh se nuk është njoftuar për shkarkimin e tij si ministër drejtësie dhe nuk ka pasur asnjë komunikim lidhur me këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat