Shehi tregon momentin e takimit Rama-Basha dhe një telefonatë nga larg

Shqipëria

Shehi tregon momentin e takimit Rama-Basha dhe një telefonatë nga larg

Më: 18 maj 2017 Në ora: 21:50
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në “Arena”  zbuloi se çfarë ndodhi mbrëmjen e shkuar në takimit e partive politike për zgjidhjen e krizës politike. Ai vlerëson marrëveshjen e arritur.

Pjesë nga biseda: 

Shehi: Unë gjykoj që kaq shumë ministra sa janë është një qeveri teknike, koha e lënë është e pamjaftueshme. Shumë institucione që do të ushtrojnë kontroll janë arritur. I arrit që të biem dakord për Vettingun. Do t’i kishim hequr PS-së një armë që ka keqpërdorur në kurriz të opozitës. Ka tre muaj që thotë të korruptuar, kanë frikë Vettingun. Kjo prapë është në avantazh të opozitës. Sot e tutje zt.Rama nuk e ka më në dorë Vettingun. Vettingun duhet t’ia kishim hequr me kohë.

Hila: A e ndjetë veten pak të përjashtuar kur ju tha Rama me Bashën që dilni jashtë…

Shehi: Jo! Sepse me të thënë të drejtën ikën të dy në një zyrë tjetër. Nuk qe e sakëlldisshme kjo punë. Nuk ka rëndësi kjo. Bënë mirë që ndjenjën veç. Unë e gjykoj që pa atë raport personal nuk do të arrihej kjo marrëveshje me gjithë frymën cinike. Unë jam prej atyre që i kam sugjeruar Bashës që të takoj kundërshtarët e vetes ballas. Kur ishim bashkë nuk mbërritëm asgjë.

Ne të gjithë ishim atje. Mbase nga një telefonatë përtej detit mundën të arrinim këtë marrëveshje, që unë e konsideroj sukses, pavarësisht mangësive. Shqiptarët shkojnë në zgjedhje me një filozofi të re për herë të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat