Blushi: Marrëveshja Rama- Basha sjell në qeveri Berishën, por fatmirësisht...

Shqipëria

Blushi: Marrëveshja Rama- Basha sjell në qeveri Berishën, por fatmirësisht...

Më: 18 maj 2017 Në ora: 21:07
Ben Blushi

Përmes një reagimi në rrjetin e tij social, Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka kritikuar marrëveshjen e arritur mes Ramës dhe Bashës, duke e cilësuar thjesht si një bashkëqeverisje mes “Rilindjes” dhe Sali Berishës.

Blushi shkruan se Rilindja pasi e mbushi qeverinë me banditë e kriminelë, po i shton asaj edhe Sali Berishën, por fatmirësisht do të qëndrojë vetëm një muaj në pushtet, pasi me 25 qershor do të rrëzohet me votë.

Statusi:

BASHKËQEVERISJA E SALIUT ME EDI RAMËN

Pasi e mbushën Rilindjen me banditë dhe trafikantë, me kriminelë dhe kanabistë futën dhe Saliun në Rilindje. 

Kjo marrveshje do mbahet mend në historinë e vendit si marreveshja që ndau burgjet, paratë e energjisë,hipotekat dhe legalizimet mes Rilindjes dhe Partisë Demokratike. Kjo është bashkëqeverisja e Sali Berishës me Edi Ramën.

Shqipëria nuk e kishte imagjinuar këtë koalicion dhe sigurisht nuk e kishte merituar.

Natyrisht do zgjasë shumë pak deri në 25 qershor. Do ta rrëzojmë me vota si cdo të keqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat