Edhe Fleckenstein reagon për marrëveshjen: Mirë për Shqipërinë! I lumtur që kontribuuam

Shqipëria

Edhe Fleckenstein reagon për marrëveshjen: Mirë për Shqipërinë! I lumtur që kontribuuam

Më: 18 maj 2017 Në ora: 14:30
Knut Fleckenstein

Pas reagimit të David McAllister, një tjetër urim për marrëveshjen Rama-Basha ka ardhur nga Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein.

“Urime! Mirë për Shqipërinë! Marrëveshja për zgjedhjen. I lumtur që unë dhe McAllister mundëm të jepnim kontribut së bashku me miqtë amerikanë”, tha Fleckenstein.

McAllister hodhi themelet e paketës fillestare të negociatave e cila u negociua sërish nga palët duke u kthyer në paketën “McAllister plus”, që ishte edhe paketa për të cilën Rama dhe Basha ranë dakord.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat