Rama anulon intervistën në “Opinion”, ja arsyeja

Shqipëria

Rama anulon intervistën në “Opinion”, ja arsyeja

Më: 18 maj 2017 Në ora: 13:52
Edi Rama i

Edi Rama ishte planifikuar të jepte një intervistë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” për gazetarin Blendi Fevziu. Por më vonë, Rama dhe Basha kanë vendosur të mos flasin për median, mbi marrëveshjen e arritur ndaj intervista është anuluar.

Dy liderët kryesor të politikës në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha njoftuan pas mesnate se janë dakordësuar 100 për qind për të shkuar të zgjedhje të gjitha forcat politike. Por, detajet e marrëveshjes ende nuk janë bërë publike. Ata kanë dalë nga Kryesia e Kuvendit rreth orës 01:30 të ditës së sotme për tu takuar sërish paradite rreth orës 10:30, kësaj radhe në Pallatin e Kongreseve.

Detajet e marrëveshjes janë duke u hartuar ndaj palët kanë qenë diskrete me mediat. Burime pranë stafeve të tyre thanë se zgjedhjet mund të mbahen më 16 korrik, por kjo ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

Rama dhe Basha vazhdojnë prej 3 orë e gjysmë takimin në Pallatin e Kongreseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat