Rama takim tjetër me Bashën në Pallatin e Kongreseve

Shqipëria

Rama takim tjetër me Bashën në Pallatin e Kongreseve

Më: 18 maj 2017 Në ora: 11:10
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Një tjetër takim është duke u zhvilluar mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe atij të opozitës Luzlim Basha.

Takimi vjen një ditë pas arritjes së marrëveshjes ‘së madhe’ që nxori vendin nga kriza politike. Lajmi është konfirmuar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Takimi është duke u zhvilluar në Pallatin e Kongreseve dhe sipas Mediut të dy politikanët shoqërohen me stafet e tyre teknike. 

“Është zbardhja e atij diskutimit shumë të gjatë që doli me rezultat pozitiv”, tha Mediu. Gjithçka po shkon drejt zgjidhjes së ngërçit pas shumë negociatash të gjata dhe që përfunduan mesnatën e djeshme.  Paketa “McAllester” prej 20 pikash është dakortësuar nga palët dhe tashmë po punohet në nivel teknikësh për të arritur implementimin e saj. Një prej pikave ka të bëjë edhe me shtyrjen e datës së zgjedhjeve që mesa duket është rënë dakord data e propozuara në 16 korrik, kohë e mjaftueshme kjo për opozitën që të marrë pjesë në zgjedhje. 

"Gjithçka ka ndryshuar dhe e pamenduara tre muaj më parë, është arritur. Marrëveshja i hap rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nesër (sot) nisim përgatitjet për t'i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira. Ju falënderoj për qëndresën tuaj", tha kreu i PD-së dje ne perfundim te takimit me Ramen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat