Shtrëngimi i duarve Rama-Basha, ja si reagojnë simpatizantët

Shqipëria

Shtrëngimi i duarve Rama-Basha, ja si reagojnë simpatizantët

Më: 18 maj 2017 Në ora: 10:11
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe lideri i PD-së, Lulzim Basha

Pas orëve të gjata që çuan në marrëveshjen e madhe, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe lideri i PD-së, Lulzim Basha pasi dolën nga Kryesia e Kuvendit bënë një gjest që shumë nuk e prisnin. Ata shtrënguan duart mes tyre, jo në mënyurë protokollare, por më shumë sportive.

Të pranishmit, simpatizantë të palëve dhe shumë kurioze qe ndiqnin me ankth zhvillimet, kanë ‘shpërthyer’ në duartrokitje dhe brohoritje.

Pas kësaj, kreu i qeverisë u drejtua për në automjetin e tij që ishte parkuar në Vilën qeveritare 31, ndërsa Basha drejt çadrës së lirisë, atje ku e prisnin simpatizantë të PD-së, raportojnë mediat në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat