Frika nga përgjimet, Rama dhe Basha ndryshuan sallë në Kryesinë e Kuvendit

Shqipëria

Frika nga përgjimet, Rama dhe Basha ndryshuan sallë në Kryesinë e Kuvendit

Më: 18 maj 2017 Në ora: 06:26
Lulzim Basha e Edi Rama

Gazetari Blendi Fevziu  ka publikuar një informacion konfidencial nga Kryesia e Kuvendit, në lidhje me informacionet që vijnë nga takimi kokë më kokë mes Ramës dhe Bashës.

Më parë, në emisionin “Opinion” u raportua se takimi mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha po zhvillohej në sallën “Pjetër Arbnori”. Sipas Fevziut, me shumë gjasa, ndryshimi i sallës nga të dy protagonistët ka ardhur si rezultat i frikës nga përgjimet në Kryesinë e Kuvendit.

Drejtuesi i emisionit “Opinion” theksoi me nota humori se me shumë mundësi kanë ndryshuar mjedis nga frika se mos i përgjon Ilir Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat