Ndërsa takimi mes partive i ka kaluar 70 minutat që kur ka nisur në kryesinë e Kuvendit, kanë dalë edhe detaje e para nga biseda brenda. Mediat kan mësuar se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha një takim “kokë më kokë”, mënjëherë pas kësaj tryeze. Këtë propozim, Rama e ka bërë në sy të të gjithë të pranishmëve që ishin në takim.