Basha e Rama përplasen live në dyert e Kuvendit të Shqipërisë

Shqipëria

Basha e Rama përplasen live në dyert e Kuvendit të Shqipërisë

Më: 17 maj 2017 Në ora: 20:21
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Basha foli para takimi të tryezës politike që do mbahet pas pak momentesh në Tiranë. Në një dalje për mediat para Kryesisë së Kuvendit, ai u shpreh:

Po bëhet një fushatë dezinformimi dhe dashakeqësi për opozitën shqiptare. Kanë keqpërdorur takimin tim me përfaqësues të komuniteti katolik”, përfundoi ai.

Por ajo që ra në sy ishte momenti teksa kryetari i PD-së Lulzim Basha fliste për mediat, pas tij rrinte kryeministri Edi Rama. Kjo ka shkaktuar dhe të qeshura tek gazetarët.

Në ironi Rama i ka thënë Bashës, “Këtu e ke vendin, jo aty”, referuar Kuvendit dhe daljes në media.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat