Situata politike, Donald Lu takim me Bashën në selinë e PD-së

Shqipëria

Situata politike, Donald Lu takim me Bashën në selinë e PD-së

Më: 17 maj 2017 Në ora: 13:56
Donald Lu dhe Lulzim Basha

Ambasadori amerikan, Donald Lu, është duke zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mësohet se takimi mes është duke u zhvilluar në zyrën e kryedemokratit  dhe  ka ndodhur menjëherë pas sqarimit të PD-së për ecurinë e negociatave.

Raportohet se palët janë duke shkuar drejt arritjes së një marrëveshjeje dhe e vetmja që i ndan tashmë është data e zhvillimit të zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat