PS: Data e zgjedhjeve nuk ndryshon, është në Kushtetutë

Shqipëria

PS: Data e zgjedhjeve nuk ndryshon, është në Kushtetutë

Më: 17 maj 2017 Në ora: 06:16
Selia e PS-së

Shtyerja e datës së zgjedhjeve, është ngërçi që ka përplasur Ramën dhe Bashën për të arritur konsensusin përmes platformës McAllister.

Basha hoqi dorë nga qeveria teknike por kërkoi që data e zgjedhjeve të shtyhet për në vjeshtë.

Kjo është refuzuar nga kryeministri Rama.

Burime nga PS thonë se periudha e zgjedhjeve nuk mund të ndryshohet pasi është në Kushtetutë.

Sipas tyre, Kushtetutën nuk e shkel dot as Rama dhe as Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat