Palët drejt zgjidhjes së krizës politike, por me një 'kusht': Zgjedhjet shtyhen në…

Shqipëria

Palët drejt zgjidhjes së krizës politike, por me një 'kusht': Zgjedhjet shtyhen në…

Më: 16 maj 2017 Në ora: 15:59
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Vizita e zyrtarit të lartë të DASH, Brian Yee në Tiranë dhe takimet me drejtuesit e politikës në vend duket se sollën një ‘erë të re’ në negociatat mes palëve, të cilat duket se do të lëshojnë rrugë ndaj njëra tjetrës.

Kriza politike po vjen drejt fundit, teksa palët janë afruar mjaftueshëm përmes negocimit të kryer nga zyrtari i lartë i DASH, Yee. 

Burime të "Gazetës Express" në Partinë Demokratike kanë konfirmuar se një marrëveshjes shihet në horizont e fillimisht me datën e zgjedhjeve. Palët janë pranë konfirmimit të shtyrjes së zgjedhjeve, në muajin korrik, jo më larg se data 23 korrik.

Në tavolinë janë paketa McAllister dhe ajo e propozuar nga Rama si dhe koha se kur do të miratohet Vettingu, një pikë për të cilën ende ka pak informacione. Palët nuk kanë dakortësuar

Kryeministri Rama ka pranuar shtyrjen e zgjedhjeve por më larg se data 23 korrik, një zgjidhje që deri më tani shihet si e negociueshme nga të dyja palët. Ende nuk dihet se kush do të “dorëzohet” për vendosjen me konsensus të datës së zgjedhjeve, në kushtet kur të majtët kanë filluar fushatën e tyre elektorale, ndërsa PD shpreson për një shtyrje sa më të largët në kohë të tyre. Në lidhje me votimin elektronik ende nuk ka një marrëveshje, por mësohet se kryeministri Rama është i gatshëm të pranojë identifikimin elektronik të zgjedhësve, një proces që ndryshe nga votimi dhe numërimi elektronik, nuk kushton shumë kohë për t’u parapërgatitur.

Një tjetër pikë e rëndësishme është ajo e kodit zgjedhor, i cili do të pësojë ndryshime radikale nëse do të ketë një zgjidhje të krizës politike. Negociata do të vazhdojnë të jenë intensive, teksa përgjigja zyrtare mbetet tashmë në dorë të Bashës. 

Çfarë parashikon paketa McAllister 

1. Procesi zgjedhor të shtyhet për në datën 16 korrik. 

2. Zëvendësimi i katër ministrave kyç të qeverisë, me persona teknikë të propozuar nga Kryeministri dhe të aprovuar nga opozita. 

3. Paketë për zgjedhjen me konsensus të Presidentit të Republikës dhe Avokatit të Popullit. 

4. Kalimi i kreut të KQZ-së tek opozita, por shumicën në institucion do të vazhdojë ta mbajë maxhoranca. 

5. Dakordësimi për një tryezë të rrumbullakët të OSBE-së, pjesëmarrje të OJQ-ve në të gjithë këtë proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat