Ngërçi politik, përfundon takimi i dytë Basha – Berisha

Shqipëria

Ngërçi politik, përfundon takimi i dytë Basha – Berisha

Më: 16 maj 2017 Në ora: 15:11
Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Ka përfunduar takimi i dytë i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Berisha.

Takimi është zhvilluar në zyrën e ish-kryeministrit dhe ka zgjatur rreth 50 minuta.

Para takimit të dytë mes Bashës dhe Berishës, kryedemokrati ka mbledhur në një takim të dytë aleatët  e Partisë Demokratike.

Më herët ka qenë kreu i PAA-së, Agron Duka, i cili ka deklaruar se është marrë në shqyrtim paketa “McAllister” dhe ofertat e bëra nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Ndërkohë pritet që në orët e ardhshme opozita të bëjë publik edhe qëndrimin e saj për sa i përket paketës “McAllister”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat