Ngërçi politik, Basha takim me Berishën, pritet mbledhja e kryesisë

Shqipëria

Ngërçi politik, Basha takim me Berishën, pritet mbledhja e kryesisë

Më: 16 maj 2017 Në ora: 12:10
Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është duke zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Berisha, ndërkohë që pritet edhe një mbledhje e kryesisë së PD-së.

Takimi e ish-kryeministrin vjen pas një takimi me aleatët parlamentarë të Partisë Demokratike, ku ka informuar aleatët mbi propozimet e zyrtarit të lartë të DASH.

Ndërkohë Basha pritet që sot të japë një përgjigje zyrtare për sa i përket vendimit të marrë në lidhje me pranimin apo jo të paketës McAllister.

Nga ana tjetër Ambasadori Amerikan, Donald Lu, është duke zhvilluar një takim në kryeministri me Kryeministrin Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat