Takimi 60 minuta. Ja çfarë i tha Majlinda Bregu zyrtarit amerikan Yee

Shqipëria

Takimi 60 minuta. Ja çfarë i tha Majlinda Bregu zyrtarit amerikan Yee

Më: 15 maj 2017 Në ora: 22:16
Majlinda Bregu

Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee është takuar për 60 minuta me deputeten demokrate, Majlinda Bregu. Zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar përgjatë gjithë ditës së hënë takime me kryeministrin Rama, kreun e opozitës, Basha dhe Presidentin e Zgjedhur Meta. Burime nga takimi mes deputetes demokrate, Majlinda Bregu e njohur edhe si kritike e qëndrimeve të Bashës ka qenë zgjidhja e ngërçit politik.

Sipas të njëjtave burime njësoj si në mbledhjen e grupit parlamentar, edhe me Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, Bregu ka theksuar se mbështet paketën “McAllister” për zgjidhjen e krizës politike. Bregu ka deklaruar publikisht se jo vetëm e mbështet këtë paketë por e cilëson një gafë të rëndë të Lulzim Bashës refuzimin e saj në takimin e zhvilluar me kryeministrin Rama. Takimet e zyrtarit të lartë amerikan do të zhvillojnë edhe përgjatë ditës së nesërme, ku pritet që të ketë një tjetër takim Rama-Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat