Basha: Rama u tregoi të rinjve në Shkodër se çfarë nuk duhet të jetë politika

Shqipëria

Basha: Rama u tregoi të rinjve në Shkodër se çfarë nuk duhet të jetë politika

Më: 15 maj 2017 Në ora: 21:08
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkruar në Facebook se çdo i ri kur thirret në një takim nga kryeministri i vendit, me të drejtë pret të dëgjojë ide, argumente, vizione, projekte që do ta preknin jetën e tij, të ardhmen e tij. Por sipas Bashës, Rama e nisi dhe e mbaroi takimin duke fyer rëndë një kryetare bashkie.

Postimi i plotë i Bashës:

Çdo i ri, kur thirret në një takim nga kryeministri i vendit, me të drejtë pret të dëgjojë ide, argumenta, vizione, projekte që do ta preknin jetën e tij, të ardhmen e tij. Ndërsa sot, Rama u tregoi qartazi të rinjve në Shkodër, se çfarë nuk duhet të jetë politika. U tregoi llumin e tranzicionit që është ende prezent në Shqipëri 27 vite pas nisjes së pluralizimit. E nisi dhe e mbaroi takimin duke fyer rëndë një kryetare bashkie, një shkodrane, një qytetare, një nënë, një grua. Paturpësisht dhe në sy të disa 18 vjecarëve, të cilët i ka ndëshkuar duke mos dhënë asnjë fond për qytetin e tyre vetëm sepse shkodranët nuk e kanë votuar. Sulmet e përsëritura të Ramës ndaj zonjës Voltana Ademi, nxjerrin në pah një të vërtetë. Ky palo burrë, cmon gratë që i nënshtrohen, që i fyen, që i sundon, që i binden, që i nëpërkëmb. Ose gratë me të cilat ndan biznesin, aferat, koncesionet dhe bankat private. Një zonjë që e kundërshton, që nuk i nënshtrohet, që reagon me dinjitet, ai e ka frikë ndaj dhe e sulmon si frikacak. Ky është Edi Rama. Me cdo vilmanush e cdo linditë që bën lekë me të, që e pranon si shef, që ja pertyp fyerjet dhe fodullëkun, ai e ka në rregull. Por me cdo grua që mendon ndryshe, që ka krenari dhe forcë për të mos u përkulur, atë e kap një frikë e madhe që as nuk e fsheh dot. Ky është modeli i shpifur politik i republikës së vjetër që po zhduket.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat