Basha për "Der Standard": Më e rëndësishme është çfarë thonë shqiptarët sesa BE dhe SHBA; ja pse Edi Rama kriminalizoi veriun përmes katolikëve

Shqipëria

Basha për "Der Standard": Më e rëndësishme është çfarë thonë shqiptarët sesa BE dhe SHBA; ja pse Edi Rama kriminalizoi veriun përmes katolikëve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 maj 2017 Në ora: 13:22
Shefi demokrat, Lulzim Basha

Shqipëria është kthyer në një “plantazh kanabisi”, thotë shefi demokrat, Lulzim Basha në një intervistë ekskluzive për të majtën austriake “Der Standard”.

Ai paralamëroi krijimin e një “republike të re”, gjatë protestës të mbajtur të hstunën. Përherë të parë pas 1991 Shqipëria rrezikohet nga pjesëmarrja në zgjedhje e partisë më të madhe opozitare. Në vijim keni ekskluzivisht të përkthyer intervistën e Lulzim Bashës për të majtën austriake.

Standard: Ka akoma ndonjë mundësi që Partia Demokratike të marrë pjesë në zgjedhje?

Basha: Ne duam të marrim pjesë në zgjedhje, por jo në ato zgjedhje ku rezultatet dihen paraprakisht - përmes krimit dhe drogës.

Standard: Juve u është ofruar një qeveri teknike me katër ministri. Ju keni pasur mundësi të vëzhgoni punën e drejtorit policor dhe shefit të Komisionit Qendror Zgjedhor. Pse nuk e pranuar këtë?

Basha: Nëve nuk na është ofruar një qeveri e vërtetë teknike. Ideja jonë ishte që përmes ministrave teknik të luftojmë ndikimin e parave të drogës dhe të bëjnë një reformë zgjedhore. Ne kërkonim që zgjedhjet të mbaheshin dhe të numëroheshin me sistemin elektronik.

Standard: Kjo mund të shtynte datën e zgjedhjeve që është shpallur në 18 qershor.

Basha: Ka firma europiane që këtë mund ta kryenin brenda pak javësh. Kjo mund të organizohej deri në fund të tetorit.

Standard: Çfarë ju shqetëson juve më së tepërmi?

Basha: Lidhja mes krimit dhe politikës në Shqipëri është e veçantë. Në parlament, në karriget e kryetarëve të komunave dhe në drejtimin e shumë institucioneve publike qëndrojnë persona që kurrë nuk kanë qenë në politikë. Çfarë ata i bashkon është vetëm kontrabanda me drogë dhe armë, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe vrasjet; një pjesë e tyre kanë qëndryar edhe në burgjet europiane. 95 përqind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 përqind në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë.

Standard: Çfarë ka të bëjë kjo me politikën?

Basha: Katolikët e veriut kanë qenë bastioni ynë. Pra zoti Rama ka rekrutuar llumin e veriut, për të shkatërruar bastionin ynë. Ata janë të fuqishëm dhe kanë emëruar drejtorë policie dhe taksambledhësit. Në 2016 Shqipëria u kthye në plantazh kanabisi.

Standard: Çfarë kërkesa keni juve për të marrë pjesë në qeverinë teknike dhe të shkoni në zgjedhjet parlamentare?

Basha: Droga dhe krimi kanë kapur qeverinë. Qindra milion eurot e drogës që kanë nëpër duar këta kriminelë janë më shumë sesa ata të policisë dhe ushtrisë.

Standard: Kjo është një temë e mirë për fushatën zgjedhore. Pse atëherë nuk merrni pjesë në zgjedhje?

Basha: Kjo nuk është e vërtetë, ne duam të marrim pjesë në zgjedhje.

Standard: Por partia juaj nuk do marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Basha: Po, sepse shqiptarët nuk janë të lirë të votojnë për shkak të krimit dhe bosëve të drogës. Mësuesit, ushtarët dhe policët duhet të marrin pjesë në organizimin e zgjedhjeve dhe duhet të japin detaje private.

Standard: Pra edhe njëherë: Çfarë kërkesa keni juve?

Basha: Kjo mund të diskutohet. Këtu ka një krizë zgjedhore, që është konfirmuar edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar.

Standard: Po, ata dëshirojnë që partia juaj të marrë pjesë në zgjedhje. Kam përshtypjen që për Komunitetin Ndërkombëtar është shumë e rëndë për demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri që PD nuk merr pjesë në zgjedhje.

Basha: Është e rëndësishme të ketë një proces të drejtë zgjedhor.

Standard: Pra, cilat janë kërkesat tuaja për qeverinë teknike?

Basha: Që partitë politikë të gjejnë një zgjidhje. Këtë e kemi arritur në 1991.

Standard: Po, por çfarë kërkoni ju?

Basha: Një qeveri teknike bazuar në një marrëveshje politike.

Standard: Po, okay, ama çfarë kërkesa keni ju?

Basha: Oferta jonë ishte, që të ketë një kryeministër që është i pranuar prej demokratëve.

Standard: Kjo nuk do ndodhë. Rama nuk do tërhiqet përpara zgjedhjeve. A ka akoma ndonjë kërkesë tjetër maksimale, që ju mund të jetoni?

Basha: Po, ne do mobilizojmë njerëzit, që ata të njohin të vërtetën.

Standard: A luan ndonjë rol “Vetingu” në gjithë këto ngjarje?

Basha: Nëse ka një qeveri teknike kthehemi në parlament dhe atëherë do votojmë Vetingun.

Standard: Pse jo më para?

Basha: Sepse zoti Rama ka prishur marrëveshjen e 21 korrikut, ku me konsensus do ndryshoheshin shtatë ligjet. Ndryshimet ligjore janë anti-kushtetuese. Në duam të caktojmë një termin, derisa Komisioni i Hetimit të mbarojë punën e tij në një rast. Por kjo të përfundohet pa kufi kohor. Tre përfaqësuesit e qeverisë nuk duhet të jenë pjesë e hetimeve, përndryshe këto hetime kryhen nga kvazi kryeminstri.

Standard: Nëse arrihen këto ndryshime, ju do merrni pjesë në zgjedhje?

Basha: Kush e tha këtë?

Standard: Pra ju nuk e thatë këtë?

Basha: Jo. Për zgjedhjet kjo nuk ka kuptim.

Standard: Si mund të parandalohet një eskalim?

Basha: Në luftojmë për zgjedhje të lira. Kjo nuk është më një kalkulim politik, por një luftë misionare.

Standard: Por politika nuk është një mision. Ju ishit bile një politikan pragmatik. Unë ju kujtoj juve kur u zgjodhët kryetar i Tiranës.

Basha: Aty isha si kryetar i Tiranës. Si udhëheqës opozitar duhet të mbroj lirinë e vendit tim, që është 27 vjeçare.

Standard: BE dhe SHBA nuk ju mbështesin më. Si do gjeni mbështetje në Europë?

Basha: Është e rëndësishme, çfarë ata thonë, por më e rëndësishme është, çfarë shqiptarët thonë. Sepse shqiptarët nuk ushqehen në Uashington, Bruksel, Berlin ose Vjenë. Ata ushqehen këtu./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat