Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar atë që e ka kthyer tanimë në një traditë: “Komunikimin Javor”.
Rama ka folur këtë herë në lidhje me protestën e opozitës. Ai tha se nuk do të shohë PD-në teksa braktiset nga demokratët. “Mua më vjen keq që demokratët janë duke braktisur Partinë Demokratike dhe se kjo parti duhet të ndryshojë lidershipin e saj. Është reforma në drejtësi ajo që bën që PD të mos hyjë në zgjedhje, pasi nuk do të ishte kjo reformë, Partia Demokratike do të garonte në këto zgjedhje”, u shpreh Rama.