Paloka i përgjigjet Ramës: I numëron protestuesit siç numëron 300 mijë vendet e punës

Shqipëria

Paloka i përgjigjet Ramës: I numëron protestuesit siç numëron 300 mijë vendet e punës

Më: 13 maj 2017 Në ora: 21:27
Kreu i grupit parlamentar në PD, Edi Paloka

Kreu i grupit parlamentar në PD, Edi Paloka reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me protestën e sotme të opozitës.

Paloka shkruan Rama i numëron protestuesit e opozitës njësoj siç numëron 300 mijë vendet e punës të premtuara, por të pa mbajtura.

Ai paralajmëron se qeveria nuk ka parë gjë akoma dhe se numërimi mbrapsht ka nisur.

“Çdo shqiptar e di se sa merr vesh nga numrat Edi Rama. Sot i numëroi qytetarët që u ngritën kundër tij ashtu siç ka numëruar këto katër vite plantacionet e kanabisit. Ashtu siç ka numëruar 300 mijë vendet e punës dhe rritjen e rrogave.

Shqiptarët sot treguan masivisht se nuk do të lejojnë vjedhjen e zgjedhjeve. Shqiptarët ishin në bulevard kundër tij dhe veglave të tij, kurse Edi Rama ja mbathi jo vetëm nga zyra por edhe nga Tirana.

Nuk arriti t’i mbajë larg protestës shqiptarët me tellallët e frikës,  nuk i ndaloi dot me policë me maska dhe pa maska, dhe nuk e zhurmon dot zërin e qindra mijërave shqiptarëve.

Më kot rreken veglat e tij të blera me paratë që u vidhen shqiptarëve që ta zbehin mesazhin e  fortë të protestës me të madhe në histori. Nuk ke parë asgjë akoma. Numërimi mbrapsht po troket. Tik Tak....”, shkruan Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat