Shqiptarja 'e çmendur' pas Berishës: Ai është bota ime!

Shqipëria

Shqiptarja 'e çmendur' pas Berishës: Ai është bota ime!

Më: 13 maj 2017 Në ora: 13:24
Elvira

Elvira ka mbërritur me autobus në Tiranë nga Shkodra për të protestuar sot ne Bulevardin Dëshmoret e Kombit në një tubim te thirrur nga opozita.

Ka zgjedhur të veshë një bluzë të stampuar me fytyrën e Sali Berishës për të treguar kështu se pavarësisht largimit të tij nga drejtimi i kësaj partie, ai vijon ende të jetë idhulli i saj. 

“Ai është bota ime. Është babai i të gjithëve!”, thotë e ekzaltuar qytetarja nga Shkodra. Ajo parakalon në bulevardin kryesor për t’iu bashkuar protestës në bulevardin kryesor “Dëshmoret e kombit’ në Tiranë, aty ku kanë nisur që prej orës 10:00 fjalime nga qytetarë dhe të rinj nga qytete të ndryshme të vendit. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat