Rama sfidon 'live' Bashën, çfarë po ndodh?

Shqipëria

Rama sfidon 'live' Bashën, çfarë po ndodh?

Më: 13 maj 2017 Në ora: 11:53
Fushata e PS-së në Selenicë

Teksa në Tiranë me mijëra qytetarë po vërshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar në orën 12:00 për largimin e qeverisë që është në pushtet, drejtuesi i saj, Edi Rama ndodhet në Selenisë aty ku dhe do të vijojë turin e tij me prezantimin e kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës.

Në aktivitetin e organizuar në Selenicë, kreu i qeverisë pritet që të japë mesazhe të qarta edhe për kampi blu, i cili prej më  shumë se 80 ditësh vijon së bashku me militantë të djathtë të qëndrojnë në çadrën e ngritur përpara Kryeministrisë. Ndërkohë që edhe vetë kreu i opozitës Lulzim Basha, ka paralajmëruar një fjalim përpara militantëve të djathtë që janë duke u grumbulluar nga gjithë qytetet në vend drejt Tiranës.

Por ajo që është vënë re ka qenë pikërisht edhe prania e ish kryetarit të bashkisë së Vlorë, Shpëtim Gjikës, i cili prej shumë kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes pas akuzave nga vetë socialistët kur ai drejtonte qytetin bregdetar. Mesa duket mëritë janë shuar brenda së majtës dhe Gjika i është bashkuar sërish partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat