Protesta e PD-së, ‘blindohet’ Kryeministria dhe Kuvendi

Shqipëria

Protesta e PD-së, ‘blindohet’ Kryeministria dhe Kuvendi

Më: 13 maj 2017 Në ora: 10:48
Protesta e PD-së, ‘blindohet’ Kryeministria dhe Kuvendi

Në orën 12-00, para kryeministrisë pritet që opozitë të mbledh një numër të madh protestuesish.

Për të garantuar rendin dhe sigurinë, janë angazhuar më shumë se 2 mijë forca policie, duke përfshirë efektivë të FNSH, RENEA-së.

Nga foto e mëposhtme duket se kryeministria është blinduar nga policët, ndërsa mësohet se kordoni I parë do të jetë më police.

Po ashtu, sipër institucioneve të rëndësishme si Kuvendi dhe Kryeministria do të jenë të vendosur snajper.

Image

MASAT E POLICISË PËR PROTESTËN E OPOZITËS MË 13 MAJ

Subjekti politik Partia Demokratike ka njoftuar zhvillimin e një proteste ditën e shtunë, në datë 13.05.2017, ora 12:00 në qytetin e Tiranës.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka kontaktuar përfaqësues të degës së Partisë Demokratike, duke u kërkuar që të plotësojnë kërkesën e sjellë prej tyre konform ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, konkretisht, përcaktimin  e orës së përfundimit të tubimit, personave përgjegjës në mbarëvajtjen e tubimit, personat që do të flasin në këtë tubim, etj.

Partia Demokratike nuk ka plotësuar ende të gjitha kërkesat ligjore të mësipërme që do të mund të bënte protestën e organizuar prej saj plotësisht ligjore në funksion të garantimit të mbarëvajtjes së saj nga Policia e Shtetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka shprehur angazhimin e saj për marrjen e masave për garantimin e zhvillimit normal të tubimit, në datë 13.05.2017, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pa cënuar sigurinë kombëtare, sigurinë publike dhe punën normale të institucioneve.

Për të krijuar lehtësirat në funksion të mbarëvajtjes së protestës, Drejtoria  Vendore e Policisë Tiranë ka vendosur:

- të ndalojë parkimin dhe qarkullimin e të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:

- nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës – Rrruga “Papa Gjon Pali II”, nga Sheshi “Italia” deri tek kryqëzimi në Bulevardin “Bajram Curri”.

- nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës – Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek Kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”, - Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri tek kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për bllokimet e akseve rrugore gjatë kohës së zhvillimit të protestës.

 Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat ligjore për sigurinë e protestës, por ndërkohë kërkon bashkëpunimin e organizatorëve për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Tubimet”, si garanci për mbarëvajtjen e tubimit. 

Policia e Shtetit, siç ka dëshmuar është plotësisht e aftë për të përmbushur detyrimin ligjor si garante e zhvillimit të çdo tubimi paqësor kudo dhe nga kushdo. Ajo ka të gjithë të drejtën ligjore, si dhe zotëron të gjithë kapacitetet për të mos lejuar cënimin e interest të qytetarëve dhe për të vënë përpara përgjegjësisë këdo që shkel ligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat