Senatori italian përkrah Bashës në “Çadrën e lirisë”

Shqipëria

Senatori italian përkrah Bashës në “Çadrën e lirisë”

Më: 12 maj 2017 Në ora: 20:52
Lucio Malan dhe Basha

Senatori italian, Lucio Malan gjatë ditës së sotme ka qëndruar në “Çadrën e lirisë”, ku për muaj të tërë po qëndron Partia Demokratike, duke kërkuar qeveri teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare.

Malan ka thënë me këtë rast se ndryshimi mes demokracisë dhe diktaturës nuk është se në demokraci votohet dhe në diktaturë jo. “Ndryshimi është se në demokraci fituesi mësohet pas mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa në diktaturë fituesi dihet para zgjedhjeve dhe kjo është ajo që po tentojnë të bëjnë këtu”.

“Ju keni qëndruar për 12 javë dhe jeni heronj. Lufta që ju po bëni për dekriminalizimin e politikës, parlamentit dhe organeve shtetërore është thelbësore për të gjithë Europën. Një vend i rëndësishëm, anëtar i NATO-s, aspirant për në Bashkimin Europian nuk mund të ketë kriminelë që dominojnë jetën politike”, ka thënë senatori Malan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat