Koalicionit opozitar dhe Bashës i bashkohet edhe një i ikur i Ramës

Shqipëria

Koalicionit opozitar dhe Bashës i bashkohet edhe një i ikur i Ramës

Më: 10 maj 2017 Në ora: 07:15
Lulzim Basha dhe Eduart Ndocaj

Koalicionit të opozitës për “Rrepublikën e re” i është bashkuar sot edhe një tjetër anëtar i koalicionit qeverisës dhe një ish-aleat i Ramës.

Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe edhe si deputeti “Kaubojs” është larguar përfundimisht nga Edi Rama.

Sot ai ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha në selinë e PD-së, për të zyrtarizuar bashkimin me koalicionin opozitar. Në faqen e tij në Facebook, Ndocaj shkruan:

“Sot, z. Basha, Kryetari i PD-se dhe lideri i Opozites priti sot ne oren 17.30 ne Seline e PD-se, deputetin dhe Kryetarin e PBDKSH qe ishte i shoqerua nga N/Kryetari z. Alban Daci dhe delegate te tjere si: z. Tom Bitraj, Lore Leka, Bora Uka dhe Domenika Gjeci.

Me kete takim PBDKSH dhe z. Ndocaj eshte zyrtarisht aleat i Bashes dhe PD-se per kauzat e demokracise. Takimi ndodhi ne oren 17.30 ne Seline e PD-se menjehere pasi mbaroi takimi i z. Basha me Ambasadorin Lu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat