Kriza politike sjell në Tiranë zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit

Shqipëria

Kriza politike sjell në Tiranë zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit

Më: 10 maj 2017 Në ora: 06:23
Hoyt Brian Yee

Pas angazhimit të Brukselit në zgjidhjen e krizës politike në vend, javën e ardhshme pritet që edhe Uashingtoni të angazhohet në arritjen e një marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancës.

Të hënën në Tiranë do të mbërrijë zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili do të zhvilloje takime me liderët kryesore politike.

Mësohet se zëvendës Ndihmës Sekretarit i Shtetit do të takojë kryeministrin Edi Rama, kreun e parlamentin njëherësh presidenti i zgjedhur Ilir Meta dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.

Kjo vizite zhvillohet pas dështimit të negociatorit të Partisë Popullore Europiane David Mcallister, i cili tentoi pa sukses arritjen e një marrëveshje në 25 prill.

Nga ai moment ka pasur dy tryeza të thirrura nga Presidenti Nishani, por këto takime kane dështuar.

Mbetet për t’u parë nëse vizita e zv/ndihmës sekretari amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee do të çojë palët drejt kompromisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat