Ambasada paralajmëron amerikanët: Ja çfarë të prisni nga protesta e së shtunës

Shqipëria

Ambasada paralajmëron amerikanët: Ja çfarë të prisni nga protesta e së shtunës

Më: 9 maj 2017 Në ora: 18:36
Ambasada Amerikane

Ambasada Amerikane ka njoftuar të martën pasdite nënshtetasit amerikanë për implikimet e protestës së opozitës të shtunën. ‘Prisni trafik të rënduar dhe bllokim të arterieve të qytetit’, lajmëron njoftimi i ‘Rrugës së Elbasanit’.

Ambasada njofton shtetasit e saj se protesta e Tiranës mund të shtrihet në qytete të tjera të Shqipërisë.

Në fund, Ambasada këshillon shmangien e zonave ku demonstrohet sepse ‘edhe demonstratat që nisen si paqësore mund të shndërrohen në konfrontime dhe të bëhen të dhunshme’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat