Rama kritikoi Berishën, ai ia kthen: PS bën Kongrese të baronëve të drogës

Shqipëria

Rama kritikoi Berishën, ai ia kthen: PS bën Kongrese të baronëve të drogës

Më: 9 maj 2017 Në ora: 17:03
Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e ka quajtur Kongres të baronëve të drogës, kongresin e mbajtur nga Partia Socialiste sot në Durrës. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se Kongresi i PS është i qelbësirave dhe shtoi se atë e bëjnë baronët e drogës.

Statusi i plotë i Sali Berishës:

Ky Kongres i PS është Kongres:

– i baronëve të drogës,

– balozëve të krimit,

– oligarkëve të korrupsionit,

– i dështimit total

– i narko- shtetit dhe narko- republikës

– i zëvendësimit të mashtrimeve të vjetra me mashtrime të reja

– i përçarjes kombëtare dhe

– diskriminimit të Veriut të vendit

– i Norieges dhe varrmihësit të pluralizmit

T’i shporrim, t’i shporrim, t’i shporrim qelbësirat! Revolucioni drejt fitores vendimtare!! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat