Nis mosbindja civile? Aleati i Bashës: Nuk i paguaj taksat pas 18 qershorit

Shqipëria

Nis mosbindja civile? Aleati i Bashës: Nuk i paguaj taksat pas 18 qershorit

Më: 8 maj 2017 Në ora: 23:11
Kreu i PD-se, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka thënë në emisionin e Enkel Demit në TVSH se do të nisë mosbindjen civile pas 18 qershorit, duke mos paguar taksat.

Nëse opozita do të hynte në zgjedhje, Duka tha se ai do të preferonte që të ishte i pari në listën e Durrësit. “Unë do preferoja të isha i pari në Qarkun e Durrësit, por me gjithë këto ngjarje nuk e kemi biseduar me Bashën këtë gjë”, tha ai. I pyetur nëse ishte ai kryetari i një partie që sipas Bashës i janë ofruar 500 mijë euro për të dalë nga çadra, Duka tha se nuk ishte ai, por edhe nëse do të ishte nuk do të largohej kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat