Pretenca - Kërkohet 4 vjet burg për gjyqtaren Majlinda Andrea

Shqipëria

Pretenca - Kërkohet 4 vjet burg për gjyqtaren Majlinda Andrea

Më: 8 maj 2017 Në ora: 12:42
Majlinda Andrean

Prokuroria kërkoi sot 4 vjet burg për gjyqtaren Majlinda Andrean si dhe heqjen e së drejtës për ushtrim të funksioneve publike për 5 vjet.

Gjyqtarja e pezulluar e Gjykatës së Lartë u vu nën akuzë pas një hetimit të nisur nga prokuroria e krimeve të rënda për një rryshfet prej 50 mijë eurosh. 

Në pretencën e sotme prokuroria kërkoi konfiskimin e pasurisë prej 50 mijë euro të gjyqtares

Pretenca për të pandehurit e tjerë:

5 vjet burg për Odhise Andrean, dhe heqjen e së drejtës për ushtrim të funksioneve publike për 5 vjet.
4 vjet burg për Petraq Dashin
2 vjet për Ilia Cabirin
1 vit për Eleni Linon

Sipas akuzës, nga hetimet rezulton se për të përfituar një verdikt të favorshëm për një çështje pronësie i janë paguar te bashkëshorti i gjyqtares 50 mijë euro, ndërkohë që hetimi është zhvilluar së pari nga Krimet e Rënda dhe më pas është shpallur moskompetenca, pasi gjatë përgjimeve doli edhe emri i gjyqtares së lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat